10.5 C
Tirana

Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit

Më datë:

Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla.

Bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje.

Në kërkim është shpallur një person tjetër.

Ndërkohë, raportohet se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor.

“Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan”, thotë Salliu.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit teksa biznesmeni udhëtonte me automjetin e tij.

Nga verifikimi i pamjeve filmike, vrasësi ka qenë në ruajtje të biznesmenit dhe sapo ai ka hipur në makinën e tij tip Range Rover, është afruar, ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend. 43-vjeçari mori dy plumba në kokë dhe një në trup, ndërsa vrasësi u largua në drejtim të Librazhdit.

Mëngjesin e djeshëm, policia gjeti makinën e shkrumbuar të autorëve në fshatin Mirakë, si dhe armën e krimit.

Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ai ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot më...

Avokati i Popullit, Balla: Mbështesim kandidaturat e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një...

“Matchy-matchy!” Ellie Goulding dhe Sienna Miller zbulojnë shtatzëninë në tapetin e kuq

Ellie Goulding dhe Sienna Miller janë në pritje të...