Gjykata e Lartë rrëzoi sot, 14 nëntor, Arbër Veliajn, vëllain e Erion Veliajt, i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës të kryer nga Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2024.
Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga tre gjyqtarët Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.
Kujtojmë se vëllai i kryebashkiakut të Tiranës është pyetur në SPAK në lidhje me hetimin ndaj Erion Veliajt.
Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, mes të cilave korrupsion, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash.


