Kjo është banesa ku Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA gjetën një arsenal armësh në Fushë Krujë. Për këtë rast u shpall në kërkim Ylli Zalla, 48 vjeç.
Policia njoftoi se aksioni erdhi si pasojë e hetimeve në lidhje me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoku i tij, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Në fshatin Zall në zonën e Niklës ku raportoi më shumë detaje rreth këtij aksioni. Ai tha se banesa e Zallës ndodhet larg Rinasit dhe është veçuar nga shtëpitë e tjera të zonës.
Policia i ka siguruar informacionet në rrugë operative dhe nuk ka qenë aq i rastësishëm kontrolli pasi Zalla rezulton personazh i njohur për drejtësisë.
Nga kjo banesë, po ashtu autoritetet dyshojnë se ka dalë makina tip Toyota që është përdorur në atentat. Ajo nuk është në një distancë shumë të largët nga vendi në fshatin Halil ku mjeti u gjet i djegur.
Pas aksionit, policia nuk ndodhet më në zonë dhe është tërhequr pasi ka sekuestruar të gjitha sendet e paligjshme. Sa i përket kontrolleve ato nuk janë shtrirë vetëm në zonën e Fushë Krujës, por edhe përtej, në Milot, Mamurras dhe Lezhë. Policia ka kryer kontrolle të personave të skeduar që përbëjnë potencial të kryerjes së krimeve të rënda.
Për këtë arsye ka shoqëruar 20 persona, të cilët më pas janë lënë të lirë.
Kujtojmë se në banesën e Ylli Zallës policia gjeti 3 kallëpe tritol, 12 granata dore sulmuese, lëndë plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolle detonatorë, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina), 3 ndezës granatash, kapsollë detonatorë, dy automatikë, dy pushkë, tetë krehra, pjesë armësh, 6 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm, pesë celularë dhe 2 kilogramë e 25 gramë kanabis.


