17.5 C
Tirana

Rama: Sfida e industrisë së sigurimeve, të garantojë zgjidhje gjithëpërfshirëse

Më datë:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme për të kthyer rrezikun në siguri të përbashkët.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve) në Tiranë, Rama solli në vëmendje morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, biznesi dhe kombet.

“Bota sa vjen dhe është në rrezik dhe  e gjejmë veten të rrethuar nga më shumë rreziqe se sa kufij. Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike dhe luhatjet e tregjeve gobale janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Rama.

Por, sipas Kryeministrit, problem mbetet fakti se “dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonominë tonë dhe po imponojnë kosto shumë të shtrenjtë”.

“Në këtë moment përcaktues industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira. Një përpjekje për të kthyer rrezikun në rezistencë dhe siguri të përbashkët. Rreziqet e sotme janë të ndërlidhura, kërcënimet ndaj klimës gjejnë jehonë te pasiguritë financiare ndërkohë që ndërhyrjet kibernetike ndërthuren me stabilitetin tonë ekonomik”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ajo që sot nxit rritjen mund të nxisë edhe dobësitë tona për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale, sipas Kryeministrit, janë të amplifikuara.

“Ndërkohë që përballemi me të njëjtat kërcënime si vendet e mëdha shpesh na mungon rezistenca financiare, forca institucionale për mbulimin e nevojshëm të sigurimeve që t’i përballojmë ato”, shtoi Rama.

Vitet e fundit, sipas Kryeministrit, “kanë treguar se sa shpejt mund të trazojnë krizat ekonomitë tona dhe të ndikojnë dhe të sfidojnë shërbimet publike duke stresuar komunitetet”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën...

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë...

Kultivonte bimë kanabisi në bashkëpunim me familjarët e tij, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar...