Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.
Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.


