18.5 C
Tirana

NATO thekson aftësitë bërthamore si frenues ndaj Rusisë

Më datë:

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se synon të theksojë më shumë në të ardhmen aftësitë bërthamore të aleancës perëndimore të mbrojtjes, kryesisht si një mjet frenues ndaj Rusisë.

“Është e rëndësishme që të flasim më shumë për parandalimin bërthamor me shoqëritë tona, në mënyrë që ato të kuptojnë se si kjo kontribuon në sigurinë tonë të përgjithshme”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, për gazetën “Die Welt” në një intervistë që do të publikohet nesër.

“Kur Rusia përdor retorikë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore, qytetarët tanë duhet të dinë se nuk ka arsye për panik, sepse NATO ka një mekanizëm të fortë parandalimi bërthamor për të ruajtur paqen, për të shmangur shantazhin dhe për të penguar agresionin”, shtoi ai.

Rusia, një fuqi bërthamore, e sulmoi Ukrainën më shumë se tre vjet e gjysmë dhe prej asaj kohë është në luftë me vendin fqinj. Presidenti Vladimir Putin ka theksuar vazhdimisht fuqinë e armëve bërthamore ruse, duke synuar të pengojë Perëndimin që të ofrojë mbështetje më të madhe për Kievin.

Rreth dy javë më parë, Rusia zhvilloi një stërvitje të gjerë të forcave të saj strategjike bërthamore, paralelisht me një manovër  bërthamor të NATO-s që po mbahej në Evropë.

Rutte: NATO mund të mbrojë të gjithë aleatët

Rutte theksoi rëndësinë e aftësive bërthamore të NATO-s: “Parandalimi bërthamor i NATO-s është garancia përfundimtare e sigurisë sonë. Është thelbësore që kjo aftësi të mbetet e besueshme, e sigurt dhe efektive”, theksoi  Rutte rëndësinë e aftësive bërthamore të NATO-s

“Dhe Putin duhet ta dijë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet kurrë dhe nuk duhet të zhvillohet asnjëherë”, shtoi Rutte, ish-kryeministër i Holandës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...