20.5 C
Tirana

Mamdani fiton zgjedhjet, kryebashkiaku i parë mysliman i New York-ut

Më datë:

Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut, të martën, 4 nëntor, duke siguruar shumicën e votave.

Pas fitores, ai nuk humbi kohë dhe i drejtoi një mesazh të fuqishëm Presidentit amerikan Donald Trump.

“Donald Trump, e di që po e shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani në fillim të fjalimit të fitores.

“Ne do të mbajmë përgjegjës pronarët e këqij të pasurive, sepse njerëz si Trump kanë qenë shumë rehatduke shfrytëzuar qiramarrësit. Ne do të vendosim një fund për kulturën e korrupsionit që i ka lejuar miliarderët si Trump të shmangin taksat dhe të shfrytëzojnë përfitimet fiskale.

Do të qëndrojmë përkrah sindikatave dhe do të zgjerojmë mbrojtjen e punëtorëve, sepse e dimë, ashtu si Trump, që kur punonjësit kanë të drejta të garantuara, ata që kërkojnë t’i shfrytëzojnë bëhen shumë të vegjël.

New York-u do të mbetet një qytet i emigrantëve, një qytet i ndërtuar nga emigrantët, fuqizuar nga emigrantët, dhe nga mbrëmë, drejtuar nga një emigrant.”

Në mbyllje ai tha:

Për të arritur te ndonjëri prej nesh, do të duhet të kaloni mbi të gjithë ne!!

Mamdani u zgjodh në këtë detyrë si një socialist-demokrat. Ai është tanimë kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit dhe më i riu që e udhëhoqi qytetin që nga viti 1917.

Fitorja e tij erdhi pavarësisht një fushate të koordinuar të djathtë dhe islamofobike, si dhe mbi 34$ milionë shpenzime të jashtme kundër tij.

Më shumë se kaq, Mamdani duket se ka mbyllur edhe karrierën e politikanit të trashëguar dhe ish-gjeneralit të diskretituar të shtetit, Andrew Cuomo.

Po kush është Mamdani?

E përshkruan veten si “një politikan me shpirt skandinav dhe lëkurë më të errët”

Një histori migrimi, arti dhe aktivizmi

Zohran Keame Mamdani lindi në Ugandë në vitin 1991.

Babai i tij, Mahmood Mamdani, është një prej politologëve më të njohur afrikanë, ndërsa e ëma është regjisorja e famshme indiane Mira Nair, autore e filmit kult Monsoon Wedding. Familja u zhvendos në New York në vitin 1998, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.

I rritur në lagjen Astoria të Queens-it, një mozaik kulturash dhe etnish, Mamdani u formua mes realiteteve të ndryshme që e çuan drejt një vizioni politik të ndërtuar mbi barazinë sociale dhe drejtësinë ekonomike. Fillimisht i apasionuar pas hip-hopit, ai më vonë zgjodhi të përfshihej në punë sociale, duke ndihmuar familjet me të ardhura të ulëta të mos humbnin shtëpitë e tyre për shkak të kredive.

“Çdo ditë shihja pasojat konkrete të pabarazisë”, ka rrëfyer ai.

Nga aktivist në favorit për kryebashkiak

Mamdani u bë pjesë e “Socialistëve Demokratë të Amerikës” në vitin 2017, dhe vetëm tre vite më vonë fitoi një vend në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, duke përfaqësuar zonën e tij, Astoria.

Ai u rikonfirmua në zgjedhjet e 2022 dhe 2024, duke fituar terren falë një platforme që përfshin masa ambicioze si:

• transport publik falas,
• ndalim i rritjes së qirave për banesat me çmime të kontrolluara,
• ndërtim i 200 mijë njësive të reja banimi të përballueshme,
• çerdhe falas për të gjitha familjet,
• dhe rritje graduale të pagës minimale në 30 dollarë/orë deri në vitin 2030, e financuar përmes taksimit të korporatave të mëdha dhe milionerëve.

Këto propozime e kanë kthyer në një simbol të brezit të ri progresist, por edhe në një shënjestër të pasanikëve dhe konservatorëve. Presidenti Donald Trump e ka quajtur “komunist” dhe ka paralajmëruar se do të ndërpresë fondet federale pas zgjedhjes së tij.

Një figurë që ndan, por edhe frymëzon

Megjithëse Mamdani ka fituar mbështetjen e figurave të majta si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, ai ka shkaktuar debate të forta brenda vetë forcës për qëndrimet e tij kritike ndaj politikave të Izraelit. Ai e ka dënuar hapur “gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza” dhe ka propozuar ndalimin e financimeve për organizata që mbështesin vendbanimet ilegale izraelite.

Përkundër kritikave, ai ka fituar simpatinë e brezit të ri hebre në qytet.

Në mënyrë befasuese, ish-presidenti Barack Obama e ka kontaktuar personalisht, duke i ofruar mbështetje morale dhe këshilla për të ardhmen, çka mund të ketë forcuar pozicionin e tij në mesin e demokratëve të moderuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...