8.5 C
Tirana

“Plazhi i lirë”, sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit.

Më datë:

Policia vijon kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.     

Sipas asaj që bën të ditur policia në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 100 komplete me çadra dhe shezlongë në plazhin e Golemit, ku janë proceduar penalisht tre persona.

“Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Lirohet një hapësirë në plazhin e Golemit, që ishte zënë në mënyrë të paligjshme.  Sekuestrohen 100 komplete me çadra dhe shezlongë. Procedohen penalisht 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.          

Gjatë kontrolleve, në një hapësirë publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 100 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.  Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. O., 37 vjeç, T. O., 72 vjeç dhe B. A., 41 vjeç, banues në Kavajë dhe në Golem.  

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, njofton Policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...