12.5 C
Tirana

Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 70-vjeçari

Më datë:

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi J.M., 35 vjeç, ka përplasur një këmbësor të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, kur i moshuari po kalonte trafikndarësen.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...