3.5 C
Tirana

Berisha në Kavajë: Vetëm PD e integron vendin në BE

Më datë:

Ndalesa e rradhës, e Partisë Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ ishte në Kavajë, ku dhe u bë prezantimi i kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. kryedemokrati Sali Berisha tha se fillimi i ri nis nga Kavaja.

Gjatë prezantimit të programit të Partisë Demokratike ai u ndal dhe te grantet për çiftet e reja. Ndërkohë që tha se Shqipëria në BE mund të anëtarësohet vetëm nga Partia Demokratike.

“Ka një forcë politike e faktuar dhe e provuar, lokomotivë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe kjo është partia juaj, Partia Demokratike, ky është koalicioni ynë, Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, koalicioni për Shqipërinë e fitores”, tha Berisha.

Pjesamarrës në takimin e demokratëve në Kavajë ishin edhe përfaqësues të lartë të CDI.

 “Unë besoj se tani jetojmë në një rend të ri botëror, dhe kemi nevojë për një Europë më të bashkuar. Prandaj, besoj fort se sot Europa ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Europën, më shumë se kurrë. Me politikat e zotit Rama, është shumë e vështirë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian. Prandaj, ne kemi nevojë për këtë ndryshim në qeveri, për zotin Berisha”, thotë zëvendëspresidenti i CDI-së, Elmar Brok.

Më herët krydemokrati zhvilloi një takim në njësinë nr 4 në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Draft-konkluzionet e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog…

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton...

Dy lokale ishin kthyer në ambient të lojërave të fatit, tre të arrestuar, nën hetim i mituri që po vinte baste

Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit...