21.5 C
Tirana

Do i blinte votën një qytetari për 50 mijë lekë, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Më datë:

Një 38-vjeçar në Lushnjë është vënë në pranga pasi dyshohet se do i jepte para një qytetari, me qëllim vlerjen e votës për një subjekt politik, lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.

I arrestuari, M.Leka, dyshohet se i ka marrë kartën e identitetit një shtetasi, e i ka premtuar 500 mijë lekë të vjetra, në këmbim të votës për një parti politike.

38-vjeçari do të hetohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja e përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Sakaq, mjeti i identifikimit i qytetarit që do shiste votën e tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

I premtoi një shtetasi, dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...