Spanja shënon rënie të vdekjeve nga COVID-19 për ditën e dytë radhazi

Më datë:

Për të dytën ditë me radhë, Spanja regjistroi rënie të konsiderueshme të numrit ditor të vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19), duke raportuar 674 viktima të reja sot.

Në përgjithësi, 12.418 njerëz kanë vdekur nga virusi në vend, me gjithsej 130.759 raste të konfirmuara.

Zyrtarët spanjollë kanë sugjeruar kohët e fundit se vendi është në prag të arritjes së kulmit të infeksioneve të reja, por vazhdojnë shqetësimet për një valë të re të fatkeqësive.

Të dhënat e lëshuara nga qeveria spanjolle llogarisin njerëzit që kanë vdekur pasi janë diagnostikuar me sëmundjen, por shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta, pasi që qindra apo edhe mijëra të tjerë vdesin të padiagnostikuar në shtëpitë e pleqve.

Të dhënat e qeverisë të lëshuara dje tregojnë se gati 87 për qind e të gjitha vdekjeve kanë ndodhur te personat e moshës 70 vjeç. Gjithashtu, vdekshmëria e meshkujve ka qenë më e lartë (1.73) sesa te gratë.

Mbi 57.600 njerëz janë shtruar në Spanjë për ndërlikime që lidhen me virusin.

Të shtunën, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi se qeveria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit të paktën deri më 25 prill. Spanja ka qenë nën kufizime të rrepta që nga 14 marsi.

Spanja dhe Italia përbëjnë aktualisht rreth 43 për qind të vdekjeve globale nga COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...