13.5 C
Tirana

Dënimi për “Rrumin e Shijakut”: Gjykata e Posaçme jep 10 muaj burg për korrupsion

Më datë:

Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 3 muaj burg në mungesë Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut” pasi e gjeti fajtor atë për akzuën e korrupsionit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 10 muaj heqje lirie.

Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite burg për të duke argumentuar se konsideronte si rrethana rënduese rrezikshmërinë e të pandehurit dhe faktin që ka shmangur drejtësinë pasi ndodhet në arrati.

SPAK parashtroi në Gjykatë përmbajtjen e një videoje ku ëshë filmuar akti korruptiv i Lahos me Avokatin e Shtetit, Irgen Kërcyku. Si dhe dëshminë e këtij të fundit që ka pranuar se është korruptuar nga Laho.

Irgen Kërçuku, i dënuar më herët për këtë dosje, pranoi se në 2017-ën mori vlera monetare nga i ashtuquajturi Rrumi, në mënyrë që të hiqte dorë nga përfaqesimi i shtetit në një çështje gjyqësore për një pronë.

Ndërkohë, avokati i Aleksandër Lahos pretendoi pafajësi, ose në të kundërt dënimin e tij në minimum duke pretenduar se i pandehuri ndodhet në spital jashtë vendit në gjendje të rëndë dhe i gjymtuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas valës së dhunës

Qeveria peruane njoftoi qëllimin e saj për të shpallur...

Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e...