78-vjetori i poetit Xhevahir Spahiu

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka uruar sot me rastin e 78-vjetorit, poetin Xhevahir Spahiu.

“I urojmë jetë të gjatë plot frymëzime të reja”, shkruhet në postimin online të QKLL, që me këtë rast ka publikuar edhe një nga poezitë e Xhevahir Spahiut.

3 vjet më parë, me rastin e 75-vjetorit të tij, Spahiu u nderua nga Presidenti i Rrepublikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945, në Malind.

Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe.

Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi