17.5 C
Tirana

6 vjet nga Partneriteti Strategjik me Kosovën, Bushati: Duhet bilanc për përmbushjen e angazhimeve

Më datë:

Gjashtë vjet më parë, më 11 janar 2014 në Prizren u mbajt mbledhja e parë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ku dhe u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes dy vendeve.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke përkujtuar këtë ditë thotë se sot, gjashtë vite më pas nevojitet një bilanc i plotë rreth plotësimit të angazhimeve të ndërmarra në këtë partneritetit por dhe pasurimit me instrumente të reja.

Me një postim në rrjetet sociale ish shefi i diplomacisë shqiptare thotë se Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane.

Postimi i plote: 

11 Janar, 6 vjet më parë në #Prizren nënshkruam dokumentin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, duke përcaktuar objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta. Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive. 6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja. Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konsteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane. #ShqiptarëtBashkë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton, dy aleatët paraqiten në mbledhje

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por...

Sejko: Stabiliteti financiar dhe integrimi në BE, prioritetet kryesore të Bankës së Shqipërisë

 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi sot...

Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me...

“Ndriçoni Tiranën me transparencë” – Teliti i kërkon Veliajt të bëjë publike shtatë urdhra bashkiakë

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...