’50 mijë € ose të zhdukim’, pranga 3 vëllezërve për gjobëvënie

Tre vëllezër kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se nëpërmjet kërcënimeve i kërkonin një personi 50 mijë euro. Në kuadër të operacionit “BROTHERS”, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, u arrestuan Xhekson, Eugert, Aleks Titini, 23 dhe 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi