50 histori abuzimi me të mitur/ Instalacioni “Të besoj” për ti kërkuar të miturve që të raportojnë çdo ngjarje

“Të besoj” është një instalacion publik nga UNICEF në Shqipëri ku secila nga këto silueta pasqyron një histori abuzimi seksual të përjetuar nga fëmijët. UNICEF hedh dritë mbi akte të tmerrshme të dhunës që përjetohen çdo ditë nga fëmijët, më shumë nga sa mund ta imagjinojmë.

“Vitin e kaluar në qershor opinioni publik në Shqipëri u trondit pas lajmit se një vajzë 14-15 vjeçare nga Kamza ishte abuzuar seksualisht në shkollë nga një person që punonte në shkollën ku studionte vajza. Ne duam që fëmijët të na besojnë ne dhe të raportojnë dhunën seksuale, dhe ne si të rritur kemi për detyrë ti besojmë dhe mbrojmë fëmijët”

UNICEF në mënyrë simbolike ka sjellë figurinat e fëmijëve pa emër por me histori të ndryshme të vendosura në të dy anët e Qafës së Pazarit. Ja çfarë dëshmia në njërën prej tyre “ isha 13 vjeç kur mamaja më detyroi që të martohesha me një djalë pak më të madh se unë. Më pas një bandë më rrëmbeu dhe më shfrytëzoi seksualisht. Edhe pse policia u njoftua nuk u morr asnjë masë kundër tyre.”
“ Të dhimbshme shumë këto që shohim pas vetes, edhe si shifra por edhe si mosha. Shpresoj që kjo fushatë të reduktojë numrin e fëmijëve të dhunuar e të abuzuar e mbi të gjitha të risi ndërgjegjësimin e fëmijëve për ta relatuar një rast dhune apo abuzimi seksual.”

Më shumë se 50 histori që janë bërë publike përmes këtyre siluetave janë ngjarje reale, histori të cilat për një kohë të gjatë nuk i besoi askush, histori për të cilat ndihma ose ka ardhur shumë vonë ose nuk ja ka dalë ti shpëtojë prej ciklit të abuzimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi