5 mënyra për të kombinuar një nga tendencat më të mëdha të sezonit

Çizmet janë një ndër pjesët më të rëndësishme të garderobës për stinën e vjeshtës. Janë lloji i këpucëve që të gjithë duam, tani që temperaturat kanë nisur të bien pasi, përveçse ofrojnë rehati, mund t’ju bëjnë të ndiheni elegant.

Ka një larmi modelesh, por këtë vit do të dominojë versioni i çizmeve deri në gjunjë. Për sa i përket ngjyrave dhe modeleve, opsionet ndryshojnë, duke krijuar terren për një mori kombinimesh stilistike. Nga kafeja, e cila dhe këtë vit është në qendër të vëmendjes, tek e zeza klasike, e cila nuk zhgënjen kurrë, deri te nuancat neoni të gjalla.

Të sheshta apo taka të larta, në varësi të shijeve dhe nevojave tuaja, çizmet janë zgjedhja numër një që do të kompletojë pamjen tuaj. Nëse kombinohen me një mini fund tweed dhe një xhaketë të madhe ose me një fustan midi dhe xhaketë apo dhe me një pallto të gjatë, ata sigurojnë stil të pakrahasueshëm.

  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi