“400 gola në Europë”, Agnelli nderon Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk shënoi në ndeshjen me Cagliarin edhe pse e bëri një tentativë më roveshatë, por ai ishte i pranishëm në golin e tretë të Juventusit teksa i dhuroi një pasim Juan Cuadrados.

Gjithsesi Ronaldo kishte edhe motive të tjera për të festuar në mbrëmjen e së shtunës. Përpara fillimit të sfidës, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i dhuroi portugezin një fanelë të veçantë për të festuar për 402 golat e shënuar deri tani në karrierën e tij në të gjithë kampionatet ku ka luajtur.

Cristiano Ronaldo nuk harroi ta falenderoi kreun e klubit torinez dhe pas përfundimit të ndeshjes iu drejtuar rrjeteve sociale për të shprehur mirënjohjen e tij.

‘Vlerësim, afeksion, fitore. Juventus i madh-shkruante Cristiano Ronaldo në Instagram ku publikoi foton e momentit kur mori në duar fanelën me numrin 400 në të./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi