Bëhen 24 vjet nga dita kur Heroi i Shqipërisë, Indrit Cara ra në fushëbetejë duke luftuar kundër forcave genocide serbe më 31 mars 1999.
Ishte ai që nuk duroi dot shtypjen dhe dhunën ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, prandaj la ëndrrën e emigracionit e nga Anglia erdhi në Shqipëri, kaloi kufirin dhe iu bashkua luftëtarëve të lirisë të UÇK, me të cilët dha jetën.
Ishte pikërisht 31 marsi i vitit 1999 kur kosova ishte përfshirë në zjarrin e luftës, në malin e Gallushës dhe djali i Kavajës me guximin që e përshkonte ra në fushën e betejes.
Tani djali i gjithe Shqipërise , i Kavajës, i Kosovës se lirë e të pavarur nderohet cdo vit për sakrificën qe la pas.
Për ta nderuar, kujtuar veprën e të riut i cili sakrifikoi jetën e tij, bashkia e Suarekës dhe bashkia e Kavajës kanë vijuar në vizita të ndërsjelljta ndërsa ditën e sotme në ditën e kujtimit të Indrit Carës, bashkia e Kavajës priti një delegacion bërritur nga Kosova.
Ishin të pranishëm kryetari i komunes se suarekës z. Bali Muharremaj dhe pjesetarë te institucionit të komunës. Delegacioni u prit dhe nga krytari i bashkisë Kavaje z.Redian Krajli si dhe nga drejtues të lartë të bashkisë.
Miqtë u drejtuar me pas drejt bustit ushtar kavaja ku u vendosen kurora me lule ne shoqërinë e bandës frymore të qytetit.
Më pas në ambjentet e kinoteatrit te qytetit , u zhvillua një seminar kushtuar veprës së dëshmorit te kombit Indrit Cara.
Drejtoresha e kulturës së suarekes nuk i mbajti dot lotët ndërsa fliste për Indritin , ajo u shpreh se edhe pse kam qenë e vogël kur ka qenë luftë kujtimet me kanë mbetur në sy.
Më pas z. Drin Bardhi me lot në sy ndau kujtimet e fëmijërisë me shokun e tij deri ne momentin kur Indriti iku për tu kthyer si hero.
Një përmbledhje të shkurtër shkencore bëre dhe historiani i njohur i qytetit z. Muharrem Shqarri