Në pasarelat e modës (koleksionet e Vjeshtë/Dimër 2023), kemi parë shumë modele të xhinseve, që janë aq sa klasike edhe elegante dhe padyshim do i vishnim shumë shpesh.
Në sfilatën “Celine”, Hedi Slimane prezantoi dhjetëra palë xhinse të veshura në mënyrë perfekte nga modelet.
Janë 3 stile të xhinseve që nuk do dalin kurrë nga moda e as nga dollapi ynë:
-Kjo siluetë ka qenë e njohur që nga vitet ’60 dhe ’70 dhe është një mënyrë e mirë për të investuar. Këto xhinse me bel të lartë janë të dizenjuara për të theksuar në mënyrë delikate format trupore.

-Kujt nuk i pëlqejnë një palë xhinse të bukura? Kjo prerje e këndshmë që përfundon te kyçi i këmbës krijon një siluetë shumë elegante.

-Që nga vitet ’80 në gardërobën tonë, xhinset pak të gjera e të drejta lart janë stili i preferuar.
Nuk kanë asgjë të tepërt, përshtaten me çdo gjë!
