27 vjetori i Degës së Kavajës, Hysa: Të verbërit ende pa mbështetje, kërkojmë pagesat e prapambetura

Personat që i përkasin kategorisë së të verbëve ballafaqohen çdo ditë me probleme nga më të ndryshmet.

Ndonëse në aspektin ligjor problemi i tyre është zgjidhur prej vitesh, ata përsëri ndihen të diskriminuar, mostrajtuar dhe lënë në harresë.

Pikërisht për të nxitur dhe kthyer shikimin drejt kësaj kategorie shoqata e të verbëve të shqipërisë Dega Kavajë organizoi sot një takim me rastin e 27 vjetorit të themelimit të saj në këtë qytet.

Kryetari i Degës së Kavajës së kësaj shoqate z. Vait Çelçima u shpreh se “Ne vuajmë çdo ditë nga probleme të shumta të cilat diskutohen çdo ditë në tryezat tona, por pavarësisht përpjekjeve të shumta një pjesë e madhe e tyre mbeten të pazgjidhura”.

“Ne si shoqatë, kemi gjequr mbështetjen e shumë institucioneve për çështje të ndryshme por ende nuk kemi vëmëndjen e duhur nga ana e tyre dhe shoqërisë”, tha z. Çelçima.

Në këtë takim jubilar ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bashkisë Kavajë z. Dorian Gjuzi i cili në emër të institucionit tha se “Në pozicionin e përfaqësuesit të pushtetit vendor, ne jemi të vetëdijshëm mbi detyrimet që Shteti dhe shoqëria ka në drejtim të marrjes në mbrojtje, krijimit të kushteve për integrimin në jetën normale dhe do ta konsideronim detyrë morale mbështetjen ndaj çdo iniciative tuajën për një rol më aktiv në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të të verbërve, duke e vlerësuar gjithashtu përfaqësinë tuaj si palë konsultative në tryezat që ndërmerr pushteti lokal në zgjidhjen e problemeve që ju shtroni”.

Për Kryetarin e Shoqatës së të verbërve të shqipërisëz. Ardian Hysa, kjo është vizita e parë në Kavajë, por siç u shpreh ai këtu gjeta sot një unitet të madh brenda kësaj kategorie që mbi të gjitha i lidh nevoja dhe dëshira për t’u integruar.

Në fjalën e tij z.Hysa tha se “Të verbërit jo vetëm në Kavajë por edhe në të gjithë shqipërinë përballen me probleme të shumta. Si nevojë kryesore them se qeveria duhet të shlyeje pagesat e prapambetura për këtë kategori, të cilat edhe pse i ka njohur dhe premtuar se do ti realizojë deri më sot nuk ka bërë asgje në këtë drejtim”.

Kujtojmë që Dega e Kavajës ishte e para e hapur në shqipëri nga shoqata e të verbërve, ndërsa në këtë 27 vjetor morën pjesë përfaqësues të shumtë të intitucioneve dhe të verbër nga qyteti i Kavajës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi