25-vjeçari nga Lushnja u dhunua për vdekje dhe u hodh në rezervuar, policia identifikon autorët

Policia ka identifikuar autorëet e vrasjes së 25-vjeçarit Fridman Xhaferi, qe u gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e larjes së pazareve të drogës.

Burime nga grupi i hetimit pohuan se 25-vjeçari nga Lushnja u gjet me duar të lidhura dhe plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me mjete të forta.

Natyra e vrasjes e bën policinë të dyshojë që 25-vjeçari mund të jetë vrarë në një zonë tjetër të vendit dhe më pas është transportuar drejt Korçës.

Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi që vrasja mund të jetë kryer disa ditë më pare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi