24-vjeçarja turke shpallet gruaja më e gjatë në botë

Një 24-vjeçare nga Turqia është konfirmuar si gruaja më e gjatë në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Gjatësia prej 215.16 centimetrash e Rumeysa Gelgi është për shkak të një gjendje të quajtur sindromi “Weaver”, që shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera, shkruan CNN.

Ajo u mat përsëri këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në vitin 2014, kur kishte 18 vjeç.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz në një karrige me rrota teksa ajo po ashtu përdorë rrjetet e saj sociale për të informuar njerëzit rreth kushteve të rralla mjekësore si Weaver.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi