24 të prekur me koronavirus në 10 qytete të ndryshme – Kosova nën masa të rrepta parandaluese

Në Kosovë, mbrëmë janë regjistruar edhe dy raste pozitive me virusin COVID19.

Të dy rastet pozitive të regjistruara mbrëmë vonë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ishin raste të kontaktit me persona të tjerë të infektuar, shkruan lajmi.net.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njëra nga dy të infektuarit të testuar pozitivisht mbrëmë është një 53 vjeçare me vendbanim në Suharekë dhe një 43 vjeçar me vendbanim në Gjakovë.

Me dy rastet e fundit të regjistruara mbrëmë, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 24 ndërsa numri i qyteteve të prekura është 10!

Qyteti i Vitisë, i prinë listës së qyteteve të Kosovës me më së shumti të prekur nga koronavirusi me gjithsej 7 raste, ndërsa Malisheva ka 4 raste.

Në anën tjetër, listës së qyteteve të prekura si Klina, Prizren, Obiliqi, Prishtina e Podujeva dy ditët e fundit iu ka shtuar edhe Lipjani dhe mbrëmë Suhareka.

Sipas të dhënave zyrtare, 6 prej të infektuarve me koronavirus janë duke u trajtuar në kushte shtëpie ndërsa të tjerët janë të hospitalizuar.

Presidenti i Kosovës para 4 ditësh ka kërkuar që në Kosovë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas mbledhjes së mbajtur me Këshillin Kombëtar të Sigurisë gjë që është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ideja e presidentit të Kosovës është përkrahur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu gjë që pasoi me shkarkimin e tij nga kryeministri Kurti.

Pas shkarkimit të Veliut, LDK ka inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti ku bën pjesë edhe vet dhe tani ka siguruar mbështetjen e të gjitha partive të tjera, duke përfshirë edhe minoritetet për ta arritur këtë.

Në anën tjetër vlen të theksohet se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që nga sot të mbyllen të gjitha parqet publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi