23 deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve opozitarë janë proceduar penalisht në lidhje me tensionet dhe veprimet e dhunshme gjatë seancës plenare të djeshme. Policia njofton se ka referuar materialet në SPAK për 23 deputetët.
Uniformat blu kanë theksuar se gjatë zhvillimit të seancës plenare të djeshme këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. Gjithashtu kanë djegur disa karrige në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
KONKRETISHT:
Flamur Noka, 53 vjeç, akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Gazment Bardhi, 38 vjeç akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Bledion Nallbati, 39 vjeç akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Dhurata Çupi 51 vjeçe
Flamur Hoxha 56 vjeç
Xhelal Mziu 57 vjeç
Lefter Gështenja 52 vjeç
Agron Gjekmarkaj 50 vjeç
Ina Zhupa 37 vjeç
Lindita Metaliaj 47 vjeçe
Dashnor Sula 59 vjeç
Luan Baçi 61 vjeç
Lodovik Hasani 57 vjeç
Asllan Dogjani 57 vjeç
Elidon Bushati 51 vjeç
Erisa Xhixho 39 vjeç
Sorina Koti 40 vjeçe
Sajmir Korreshi 43 vjeç
Edmond Spaho 66 vjeç
Kasem Mahmutaj 62 vjeç
Vangjel Dule 56 vjeç
Monika Kryemadhi 50 vjeçe
Isuf Çelaj 60 vjeç
Vendimi i opozitës për të mosbindje dhe bojkot të jetës parlamentare ka ardhur pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit në lidhje me çështjen “Babale”. Opozita nuk e pranon vendimin e gjykatës, të cilin e cilëson politik dhe të diktuar nga mazhoranca.