21 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, kreu i Kuvendit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Sot 21 vite nga vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Në shenjë nderimi të figurës së tij, nën kujdesin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kuvendi ka organizuar homazhe në varrin e Hajdarit, pishtarit të demokracisë (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

Në shenjë nderimi dhe respekti për figurën dhe kontributin, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi vendosi një kurorë me lule në varrin e Hajdarit, ndërsa shoqërohej dhe nga shumë deputetë.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator të 98-ës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi