21 Janari pa drejtësi; Gjykatat liruan të gjithë përgjegjësit për vrasjet në protestë

Tetë vjet nga tragjedia e 21 janarit ku katër demonstrues u vranë gjatë protestës së opozitës se atëhershme, drejtësia nuk ka zbardhur ende vrasjet e dy prej protestuesve që janë Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Me një histori gjyqësore që u zbut nga shkalla e parë në të fundit, ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi u shpall fajtor për ngjarjen e 21 Janarit për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Faik Myrtaj, ndërsa vartësi i tij Agim Llupo për vrasjen e Ziver Veizit.

Të dy ata bashkë u dënuan në total me katër vite burg. Por gjykimi për vrasjen e katër demonstruesve në Bulavard e njohu dështimin e parë në Gjykatën e Tiranës ku Prokurorisë i ra poshtë akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar gati gjysëm shekulli burgim, të dy ata edhe Prendi edhe Llupo u shpallën të pafajshëm për këtë akuzë pasi sipas kryesuesit të trupës, Besnik Hoxha, Prokuroria nuk solli prova bindëse.

Humbjen e radhës prokuroria e pësoi në shkallën e dytë kur sërisht nuk ia doli mbanë të bindë Gjykatën e Apelit, e cila i shpalli fajtor të dy zyrtarët e Gardës për vrasje nga pakujdesia, një vendim ky që më tej u vulos përfundimisht në Gjykatën e Lartë.

Në fakt përgjatë mëse katër vite proces gjyqësor prokuroria pretendoi se kishte zbardhur edhe vrasjen e protestuesit të tretë Hekuran Deda, për te cilin drejtoi gishtin e akuzës nga Agim Llupo. Por gjykata tha se nuk ka asnjë provë se nga cila armë është qëlluar protestuesi. Për të vrarin tjetër Aleks Nika, prokuroria nuk ka asnjë emër, megjith përpjekjet dhe ekspertizat e shumta që ka kryer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi