8.5 C
Tirana

200 dosje të hapura në Durrës për tërmetin, gati arrestimet

Më datë:

Mbi 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës vazhdojnë t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task Forcës ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit të 26 nëntorit.

SYRI TV dhe SYRI.net ka kontaktuar me drejtuesen e Prokurorisë Durrës, Anita Jella të cilës po ashtu i është dëmtuar apartamenti i saj në një prej ndërtimeve pas vitit 2000.

Ajo konfirmoi që hetimet janë në proces pavarësisht vonesës së deri tanishme për shkak dhe të mbylljes së institucioneve ne fundvit, hetimet janë drejt finalizimit për të bërë dhe shoqërimin e grupit të radhës.

Sipas grupit hetimor polici-prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestro e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmiologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit nëse është respektuar apo jo leja e dhënë dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.

Gjithashtu drejtuesja e Prokurorisë Durrës Anita Jella konfirmoi se 17 shoqërimet e bëra ditën e djeshme nuk kanë të bëjnë me shoqërimet për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit të 26 Nëntorit, por janë në vazhdën e një tjetër misioni nga ana e prokurorisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...