“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej”/ Rama: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores!

Ndërsa mbetet edhe pak që numërimi i votave të përfundojë, PS është forca e parë.

Projeksionet e fundit tregojnë se PS aktualisht ka siguruar 73 mandate.

Duke parë këto shifra Rama i ka ftuar të gjithë “për përqafimin e fitores” në orën 18.00, në Sheshin Skënderbej.

Kryetari Rama në facebook:

Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi