143 kg kokainë në portin e Durrësit, tre të dyshuar janë përgjuar nga policia

Të tjera detaje janë mësuar nga kapja e 143 kilogramë kokainë javë më parë ne portin e Durrësit.

Droga u gjet në kontenierin me banane ndërsa sipas burimeve 3 persona janë mbajtur në përgjim pëe rastin në fjalë.

Për ngarkesën ranë në pranga dy administratorët e firmës që kishte bërë porosinë, Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, ndërsa burimet bëjnë me dije se nga këqyrja e telefonave të të dyshuarve, janë mbajtur në mbikëqyrje edhe 3 persona të tjerë, por burimet tregohen të rezervuara për rezultatin dhe nëse janë siguruar prova të tjera.

Hetuesit patën dyshime se kjo ngarkesë me kokainë, mund të lidhej me atë te 1 Prillit, ku u kapën 48.7 kilogramë kokainë, e në pranga u vu edhe për atë rast administratori kompanisë, Selim Çekaj, por deri më tani, nuk është bërë një lidhje që mund të provonte bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi