13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë dërgohen në vetizolim, patën kontakt me personin që vdiq nga Covid 19

13 punonjës shëndetësor të mjekësisë urgjente në Prishtinë janë dërguar në vetizolim si pasojë e kontaktit që patën me 59-vjeçarin e prekur nga Covid 19 i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Këtë informatë e ka dhënë për Express, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi. Ndërkohë në Prishtinë janë 19 persona që kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.

“Janë 13 punëtorë shëndetësor të mjekësisë urgjente janë dërguar në vetizolim që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi për Express.

Tutje ai ka dhënë detaje rreth masave që i ka marrë komuna e Prishtinës për mbrojtje nga koronavirusi

“Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. gjendja momentalisht sa i përket qytetarëve të infektuar me Covid 19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile.”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka deklaruar po ashtu se Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me kryetarin e komunës është marrë vendim për mbylljen e shesheve për qarkullim për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Icardi udhëheq Interin drejt fitores, “zhgënjejnë” Lazio e Roma

Mauro Icardi u rikthye në fushë plot 53 ditë pas ditës kur klubi zikaltër vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit, veprim ky që u...

Çavusoglu merr pjesë në mbledhjen “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Davos

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğu), në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror...

A është hallall apo haram Viti i Ri? Hoxha jep një përgjigje gjigande!

Hoxhë Halil Avdulli nga Vushtrria ka mbajtur një hutbe të veçantë për çështjen e vitit të ri. Ai ka thënë se festimi i festave...

Së fundi

Kompania amerikane nis testimin e vaksinës kundër COVID-19

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Novavax, filloi testimin në njeri të vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se në korrik pret rezultatet paraprake mbi efektivitetin dhe...

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...