Kjo paradë ashtu siç është njoftuar edhe më herët do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej, ku pas paradës do të vijohet me koncertin “Folk Fest” ku do të ketë pjesëmarrje të grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshëve.
“111 vjet Pavarësi. Festat e Nëntorit do të vijnë ndryshe këtë herë me shqiptarët e mbledhur nga e gjithë Diaspora, që do të bashkohen në paradën e traditës në 28 Nëntor, në Sheshin Skënderbej, për të vijuar më pas me koncertin “Folk Fest”, ku e gjithë shqiptaria do të ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e grupeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Arbëreshët”, shkruan Rama.