100 miliardë dollarë, kush është gruaja e parë më e pasur në botë

Trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers është gruaja e parë që zotëron një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një liste që rendit njerëzit më të pasur në botë.

Perandoria e kozmetikës që u themelua nga gjyshi i saj është në rrugën e duhur për të patur aksionet me vlerën më të madhe në treg pas dekadash të tëra.

Vlera e 70-vjeçares Bettencourt Meyers arriti 100 miliardë dollarë duke e bërë personin e 12-të më të pasur në botë. Gjthsesi, ajo mbetet ende larg Bernard Arnault, homologu i saj francez që renditet i dyti me 179 miliardë dollarë. Arnault është themeluesi i LVMH, grupit më të madh të markave luksoze në botë ku përfshihen Fendi dhe Louis Vuitton.

Bettencourt Meyers është zëvendëspresidentja e bordit të kompanisë. Ajo dhe familja e saj janë aksionerët e vetëm më të mëdhenj të L’Oréal që zotërojnë rreth 35% të aksioneve. 70-vjeçarja mori rolin e trashëgimtares kryesore pas ndarjes nga jeta të nënës së saj, Liliane Bettencourt që ndërroi jetë në 2017.

Tom Sancton, autor i librit “The BettenCourt Affair” shprehet se: “Ajo jeton brenda flluskës së saj. Ajo jeton brenda kornizave të familjes së saj”.

Thuhet se Bettencourt Meyers preferon privatësinë dhe jo eventet ku marrin pjesë shtresa e njerëzve më të pasur të botës. Ajo luan në piano disa orë në ditë dhe ka shkruar dy libra, një studim të Biblës me 5 vëllime dhe një gjenealogji të perëndive greke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi