10 mijë persona të vdekur brenda një viti në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e vdekjeve në Kosovë për vitin që lamë pas.

Burimi i të dhënave në këtë publikim janë, Regjistrat Themeltar të vdekjeve bazuar në ligjin për gjendjen civile nr.04/L-003.

Vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993.

Nga gjithsejtë vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë, 4959 janë meshkuj apo 55.1% dhe 4039 janë femra apo 44.9%.

42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër.

Sipas komunës ku ka ndodhë ngjarja, Prishtina zë vendin e parë me 2531 raste të vdekjeve apo 25.3%, vendin e dytë Prizreni me 995 apo 10% , të tretin Peja 665 apo 6.7% etj. 79.9% e të vdekurve janë të moshës 60 e më shumë vjeç.

Kuartali i parë i vitit merr pjesë me 35.4%, ndërsa muaji Janar zë vendin e parë me  9.7% të vdekjeve të raportuara. Shqiptarët marrin pjesë me 90.1%.

Vdekje të dhunshme në vitin 2018 janë raportuar  gjithsej 177 raste apo 1.9%.

Fatkeqësi 129 apo 72.9%, vetëvrasje 27 apo 15.3% dhe vrasje 21 apo 11.9%.

Tek fatkeqësitë dhe vrasjet dominon mosha 20-49 vjeç edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa tek vetëvrasjet dominon mosha 50 e më shum si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Foshnje të vdekura për vitin 2018 u raportuan gjithsej 242, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.7%. Meshkuj 134 apo 55.4%, Femra 108 apo 44.6 %.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 147 apo 60.7.%, 7 deri 27 ditë kanë qenë 50 apo 20.7% dhe 28 ditë deri në 1 vjet kanë qenë 45 apo 19%.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi