10 futbollistët me goditjen më të fortë

Ronaldo dhe Messi mund të jenë më të mirët në botë, por në këtë listë janë të tjerë futbollistë ata që e udhëheqin.

Ata mund të jenë në krye në shumë lista statistikash në sportin më të bukur në botë, por sa i përket goditjes më të fortë Messi nuk është fare në 10 të parët, ndërsa Ronaldo renditet vetëm i 10-ti.

Madje, lojtari i cili renditet në krye të kësaj liste mund të njihet nga pak persona e për shumë të tjerë është një emër i padëgjuar.

Bëhet fjalë për Ronny Heberson që është aktivizuar me Sporting Lisbona në sezonin 2005-2006. Topi i goditur prej tij nga një goditje dënimi kapi shpejtësinë e 221 kilometrave në orë dhe sigurisht portieri as nuk mundi ta shihte e jo më ta ndalte atë top që përfundoi në rrjetë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi