18.5 C
Tirana

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

Më datë:

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”. Pentagoni sqaroi se personat në fjalë paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe do të dëbohen drejt vendeve të origjinës.

Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin. Departamenti i Sigurisë Kombëtare sqaroi se të këta emigrantë që po transportoheshin me avionin ushtarak ishin anëtarë të bandës famëkeqe venezuelase me shtrirje ndërkombëtare “Tren de Aragua”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të përcaktuar “Tren de Aragua” si një organizatë e huaj terroriste. Në një postim në rrjetin X, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem theksoi se departamenti i saj ishte përgjegjës për arrestimin brenda disa ditësh të “vrasësve të dënuar, përdhunuesve, abuzuesve të fëmijëve, trafikantëve të drogës, pjesëtarëve të bandës MS-13 dhe anëtarëve të kartelit”.

Që nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump muajin e kaluar, Pentagoni ka vendosur 300 ushtarë në Guantanamo për të krijuar hapësirat e nevojshme për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Në urdhrin e tij ekzekutiv muajin e kaluar, Presidenti Trump udhëzoi departamentet e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare që të përgatisin bazën detare në Guantanamo për të strehuar deri në 30,000 emigrantë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...