​ATK-ja ndëshkoi 120 biznese për ngritje të çmimeve, pranoi mbi 3 mijë denoncime

Që nga dita e enjte, kur kapi paniku qytetarët për furnizim me mallra bazike, Administrata Tatimore e Kosovës, ka ndëshkuar 120 biznese për ngritje të çmimeve.

Masat rigoroze ndaj bizneseve janë ndërmarr veçanërisht kur ministri i Financave, Besnik Bislimi me vendim kërkoi nga ATK-ja që të ndëshkohen bizneset pa ndershme.

Që nga ajo ditë, ATK-ja ka pranuar 3 mijë e 152 denoncime për shtrenjtim të produkteve.

Drejtori i ATK-sw, Ilir Murtezaj në një intervistë për KosovaPress thotë se aktualisht numri i ankesave ka rënë në rreth 300.

“Nga të gjitha rastet e raportuara nga data 12 mars e deri sot që në numër janë 3 mijë e 152 raste të raportuara deri mbrëmë, nga to janë trajtuar 971. Në kuadër të këtyre ankesave të denoncimit, ka raste që për t ë njëjtin tatimpagues me dhjetëra herë është bërë denoncimi de për të njëjtat produkte. Nga 971 raste të trajtuara, ka rezultuar që inspektorët tatimor, të gjejnë shkelje lidhur me denoncimet, dhe dërgojnë rastet për shqiptim të gjobave mandatarë për 120 raste. Kjo nënkupton që 120 tatimpagues do të ndëshkohen. Përveç këtyre 120 rasteve për gjoba mandatarë, janë edhe 34 raste të tjera të cilat janë dërgua në Inspektoratin e Tregut”, theksoi Murtezaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi