Zyrtarja izraelite kërkon “sovranitet” në Bregun Perëndimor

Zëvendës/ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Hotovely, sot bëri thirrje për vendosjen e “sovranitetit” izraelit në Zonën C të Bregut Perëndimor të okupuar.

“Përdorimi i termit aneksim nuk është i vërtetë. Aneksohet diçka që nuk është e jotja. Kjo nuk është një histori aneksimi. Kjo është një histori e realizimit”, citohet të ketë thënë Hotovely, shkruan gazeta “The Jerusalem”, duke iu referuar Zonës C që përbën rreth 60 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar.

“Shumë e parashtrojnë pyetjen se çfarë pritet më tej, çfarë do të ndodhë, çfarë do të ndryshojë (pas aneksimit të Zonës C). Për 52 vite, ne po ushqejmë mitin e okupimit. Kjo është një mit. Nuk është e vërtetë”, tha ajo.

Sipas Marrëveshjes së Oslos së vitit 1995 të nënshkruar mes Autoritetit Palestinez (PA) dhe Izraelit, Bregu Perëndimor përfshirë edhe Kudsin Lindor ishte ndarë në zonat A, B dhe C.

Zona A është nën menaxhim administrativ dhe të sigurisë së Palestinës, Zona B është nën menaxhim administrativ të Palestinës ndërsa nën menaxhim të sigurisë nga Izraeli dhe Zona C është nën menaxhim administrativ dhe të sigurisë nga Izraeli.

Rreth 640 mijë kolonë hebrenj aktualisht jetojnë përgjatë Bregut Perëndimor në 196 vendbanime të ndërtuara me miratimin e qeverisë izraelite dhe më shumë se 200 vendbanime “koloniale” të ndërtuara pa miratim.

Ligji ndërkombëtar e përkufizon Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, si “territor të okupuar” dhe i konsideron të gjitha aktivitetet ndërtimore të vendbanimeve hebreje si ilegale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi