Zyrtari kinez bën deklaratën e papritur: Koronavirusi ekspozoi mangësi, shpërthimi i tij ishte një provë e madhe

“Koronavirusi ekspozoi mangësi në sistemin e kujdesit publik shëndetësor në Kinë”, deklaroi të shtunën, një zyrtar i lartë shëndetësor.

Zëvendësdrejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, Li Bin tha se po bëhen reforma për të përmirësuar mekanizmat e parandalimit të sëmundjeve të vendit dhe mekanizmat e kontrollit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Kina është përballur me kritika si brenda dhe jashtë vendit për minimizimin e virusit dhe fshehjen e informacionit për shpërthimin, kur u shfaq për herë të parë në qytetin qendror të Wuhan në dhjetor.

Virusi ka infektuar rreth katër milionë njerëz në të gjithë botën, duke marrë më shumë se 270,000 jetë, dhe ka goditur ekonominë globale. Pekini ka këmbëngulur gjithmonë se ka ndarë informacione me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe vendet e tjera në kohën e duhur.

Të shtunën, Li Bin, pranoi se sistemi i kujdesit shëndetësor nuk ishte përgatitur siç duhet, gjë që kishte lënë boshllëqe në përgjigjen e Kinës.

Li u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp:

“Shpërthimi i koronavirusit ishte një provë e madhe që zbuloi se Kina ende ka mangësi në sistemin e saj të madh parandalues dhe kontrollin e epidemisë, sistemet e shëndetit publik dhe aspektet e tjera të përgjigjes (ndaj një emergjence).”

Li vazhdoi se autoriteti shëndetësor i Kinës do të ndërtojë një sistem udhëheqjeje “të centralizuar, të unifikuar dhe efikas”, i cili do t’i lejonte asaj të reagojë më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo krize të shëndetit publik në të ardhmen. Zyrtari tha që komisioni po shqyrtonte gjithashtu mënyrat për të rishikuar ligjet e shëndetit publik, forcimin e shkëmbimeve ndërkombëtare dhe ‘pjesëmarrjen aktive në qeverisjen globale të shëndetit’.

Të premten, Pekini deklaroi se do të mbështesë një rishikim të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit në përgjigjen globale ndaj shpërthimit të koronavirusit – pasi të ketë mbaruar pandemia.

Komentet erdhën pasi Presidenti amerikan Donald Trump përshpejtoi kritikat ndaj Kinës këtë javë, duke thënë se virusi “mund të ishte ndalur në Kinë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi