Zvicra ka 4 milionë e 962 mijë të punësuar

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në Zvicër ka pasur më shumë njerëz me vende pune (të punësuar) në krahasim me gjendjen e një viti më parë.

Në periudhën në mes të tetorit dhe dhjetorit të vitit 2017, në Zvicër kishte 4 milionë e 962 mijë veta të punësuar. Kjo shifër është për 0.8 për qind më e madhe se ajo e një viti më parë, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë.

Nga ana tjetër, në periudhën e përmendur, numri i vendeve të lira të punës isjhte rritur për 16.8% në krahasim me periduhën e njëjtë të një viti më parë. Më shumë vende të lira pune ka pasur për herë të fundit të tremujorin e dytë të vitit 2011.

Më së shumti vende të lira pune ka pasur në sektorin e shërbimeve dhe në industri./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi