ZVICER

Zvicra apelon: Bëni kujdes ju që udhëtoni drejtë Kosovës

Spread the love

Policia e Zvicrës, nëpërmjet një komunikate për qytetarët e këtij vendi, ka dalur me një paralajmërim që lidhet me udhëtime në Kosovë.

Policia e kantonit të Cyrihut ka dalë me një tërheqje të vërejtjes për të gjithë ata që pushimet dimërore mendojnë t’i kalojnë në Kosovë.

Policia tërheq vërejtjen që nëse qytetarët pranojnë ndonjë ofertë të lirë për fluturime, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim.

“Po që se pranoni ndonjë ofertë të lirë të fluturimeve përmes mesazheve apo Viber-it, me kërkesë që pagesa të bëhet në ndonjë sportel të postës dhe llogaria e pagesës të dërgohet me postë, mund të bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Kompanitë mashtruese përdorin ueb faqe serioze influencuese si dhe hotline shërbimi” , thotë policia në një komunikatë.

Policia ka bërë thirrje që ata që udhëtojnë drejt Kosovës të mos iu besojnë mesazheve.

“Policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës, të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë së Cyrihut.

Related posts

Zvicra është vendi më i lirë në botë

dritatv

Nazim Rexhepi, kandidat potencial për Parlamentin e Kantonit të Bernës

dritatv

Gjykata Federale i refuzon hyrjen në Zvicër kosovarit të dëbuar, por i jep një mundësi

dritatv

Leave a Comment