Zvicër, protesta për pjesëmarrjen e Trumpit në Davos

Pjesëmarrja e presidentit amerikan, Donald Trump, në Forumin e 48-të Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, protestohet në mbarë vendin.

Në shumë qytete të Zvicrës u organizuan protesta kundër Trumpit, i cili është presidenti i parë amerikan që merr pjesë në Samitin e Davos-it, pas ish-presidentit Bill Clinton i cili vizitoi këtë vend në vitin 2000.

Në demonstratat e organizuara kundër Trump dhe WEF në qytetin më të madh të vendit, Zyrih, morën pjesë mbi 2 mijë persona.

Protestuesit duke marshuar në qendrën e qytetit, mbanin pankarta me mbishkrime “Trump nuk është i mirëseardhur” dhe “Zvicra strehon nazistët”. Protestuesit vazhduan demonstratat e tyre deri në mbrëmje, ndezën pishtarë.

Kryetarja e Socialistëve të Rinj të Zvicrës, Tamara Funiciello, në një deklaratë për gazetarët tha se “Protestojmë edhe Trumpin edhe WEF-in. Nuk ka vend në Zvicër për një për qind të të pasurve në botë të bisedojnë mes tyre dhe këtij njeriu që shfaq një qëndrim agresiv ndaj grave dhe minoriteteve”.

Në protestat në qytet tjera të Zvicrës, si Basel, Gjenevë dhe Lozanë morën pjesë mijëra persona. Tërhoqën vëmendjen pankartat si “Dështimi Ekonomik Botëror” dhe “Mos prek në të drejtat e grave”.

– Protestuesit morën shtëpi me qira në Davos

Ndërkohë kundërshtarët e globalizimit që kanë marrë shtëpi me qira përballë Qendrës së Kongresit ku zhvillohet WEF, në ballkonet e shtëpive vendosën pankartë për të protestuar Samitin Davos.

Trump sot në mëngjes kishte mbërritur në Davos.

Në kuadër të Samitit që po zhvillohet me temën kryesore “Krijimi i një të ardhme të përbashkët në botën e ndarë” janë marrë edhe masa të gjera sigurie. Davos dhe përreth është shpallur zonë e ndaluar për fluturim. Forcat e sigurisë ndaluan shumë protestues që u munduan të hynë në Davos.

Helikopterët e policisë fluturojnë mbi Davos, ndërsa policia dhe ushtria zvicerane janë duke bërë kontrollime në rrugët që shkojnë në Davos./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi