Zvicër : Janë regjistruar 129 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit .

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda ditës së fundit janë raportuar 129 infeksione të reja me koronavirus. Kjo do të thotë që numri është rritur përsëri dukshëm mbi 100 dhe i është kthyer markës treshifrore, të regjistruar gjatë javës së kaluar.

Të kujtojmë: 54 raste të reja qenë raportuar të martën (dje), 47 të hënën, 70 të dielën dhe 97 të shtunën. Mbi njëqind raste ishin raportuar në tri ditët e fundit të javës së kaluar, me një kulm prej 137 infeksionesh që ishte raportuar të mërkurën.

Siç ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) deri më tani ka pasur 32.498 raste me Covid-19, të konfirmuara nga laboratori

Gjithashtu sipas BAG deri më tani, kanë vdekur 1686 njerëz të testuar pozitivisht për Covid-19. BAG me këtë rast u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dorëzuar deri në mëngjesin e të mërkurën si pjesë e detyrimit të raportimit.

Gjithsej 4067 njerëzve u është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, që është gjashtë më shumë se një ditë më parë.

Numri i testeve të kryera për  Sars-CoV-2, që është agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 652.413.

Në gjashtë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. 10.431 teste të reja janë raportuar në BAG nga e marta deri të mërkurën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi