Zvicër/ Humbi djalin e vetëm, babai shqiptar përlot me rrëfimin

Pak ditë pas vdekjes tragjike të fëmijës shqiptar në Zvicër, babai i tij, Asman M, ka folur për humbjen e djalit të tij të vetëm 4-vjeç.  Në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Zenelit u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”- u shpreh babai i pikëlluar. Djali i vogël teksa po lozte në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë.

Blick

Ai ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”-shtoi babai i Zenelit. Trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Presidenti francez vizitë në Australi, në fokus mbrojtja

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot arriti në Australi në një vizitë tre ditore për të kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë midis dy...

Dhuna para Kuvendit/ 33 të proceduar penalisht, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD

33 persona të moshës nga 19 deri në 41 vjeç, janë proceduar deri më tani për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit...

Rusia: Besueshmëria ndaj dollarit amerikan po zvogëlohet

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maksim Oreshkin, tha se vendet e botës kanë filluar të largohen nga tregtia përmes dollarit amerikan për shkak të...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...