ZVICER

Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje!

Spread the love

Deri në 3000 vdekje në vit si pasojë e gabimeve të mjekëve në Zvicër

Se profesioni i mjekut është i rëndë dhe shumë stresues, është një gjë që dihet. Por me kalimin e kohës, puna e mjekut po bëhet edhe më kërkuese. Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma Remed, në të cilën paraqiten mjekët kur ndodhen në kriza. Sipas gazetës “Sonntags-Zeitung”, në këtë platformë gjatë vitit 2018 janë bërë 143 paraqitje, që është numri më i madh i regjistruar që nga themelimi i rrjetit, para dhjetë vitesh.

Si shembull për të ilustruar këtë situatë, gazeta shkruan se është paraqitur një mjeke e re, transmeton albinfo.ch. Ajo,  siç është shprehur, përnjëherë është përballur me faktin se duhet të bartë shumë më tepër përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë të ketë më pak kontakte me eprorët e saj. Presioni dhe frika nga gabimet e mundshme të rënda mjekësore është shtuar me të madhe, deri sa ajo e pa veten në prag të kolapsit, duke vuajtur nga depresionet dhe u detyrua të merrte një pushim.

Dhe, ky nuk është një rast i izoluar.

Udhëheqësja e programit të Remed tërheq vërejtjen se shpeshherë për shkak të ngarkesave administrative në rritje, ndodhin situata emergjente për mjekët. Kështu, mjekët e kalojnë vetëm një të tretën e orarit të tyre të punës me pacientët ndërsa pjesa tjetër u kalon duke administruar grumbullin e letrave, dokumenteve.

Realisht, më shumë se gjysma e mjekëve të rinj në pozitën e kryemjekëve dhe asistentëve të mjekut sot punojnë dukshëm më gjatë se norma e lejuar që është maksimalisht 50 orë në javë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, mjekët e duan një orar që do të ishte shumë më i shkurtër, gjegjësisht 39 deri 42 orë në javë.

Mbingarkesa e mjekëve me punë mund të shkaktojë gabime në trajtimin e pacientëve. Kështu, gabimet e mjekëve në Zvicër janë shkaktare të 2.000 deri 3.000 raste të vdekjeve në vit dhe të më shumë se 60.000 dëmtimeve të shëndetit.

Related posts

Aftësim për punë në vend të ndihmave sociale

dritatv

SBB me bilanc pozitiv, shpërblen pasagjerët me zbritje çmimesh të biletave të trenit

dritatv

Bazel: Votohet kundër ndalesës së taksave drejtpërdrejt nga paga

dritatv

Leave a Comment