Zvicër, 13 persona zhduken çdo ditë

Në Zvicër, disa mijëra njerëz raportohen si të zhdukur çdo vit, raporton gazeta “Sonntags Zeitung”.

Rreth 4 700 njerëz humbasin çdo vit, po sipas kësaj gazete, që ka bazuar këtë shifër nga të dhënat e 13 kantoneve. Shumë nga të zhdukurit janë nën 18-vjeç, shkruan “Swissinfo.ch”.

Në vitin 2017, në kantonin e Gjenevës kishte më së shumti njerëz të humbur, gjithsej 1 668 persona, derisa autoritetet kanë filluar kërkimet prej vetëm pesë prej tyre.

Policia në Cyrih ka filluar kërkimet për 11 nga 285 njerëzit e zhdukur, derisa në kantonin e Ticinos, 33 prej 83 të humburve./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi