Zvicër: 13 infeksione të reja në 24 orët e fundit

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar gjithsej 13 infeksione të reja me koronavirus.

Kjo shifër është për 23 më e vogël se ajo që ishte raportuar të enjten. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një luhatje shifrash në mes të 10 dhe 41, por që nuk e rrezikonte trendin mbizotërues të rënies së padyshimtë të numrit të infeksioneve.

Megjithatë, nisur nga fakti se raportimi i sotëm ka dalë nga testimet e realizuara dje, që ishte ditë feste ashtu si dhe sot, edhe kjo shifër duhet marrë me rezervë, pasi që në ditë pushimesh bëhen më pak testime.

Deri më tani ka pasur gjithsej 30.707 raste të konfirmuara nga laboratori, siç ka njoftuar të premten Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Në të njëjtën kohë, në Zvicër janë shëruar 27.900 veta të sëmurë nga koronavirusi, raporton worldometers.info.

Në Zvicër ka 358 infeksione në 100,000 banorë.

Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në në mesditën e së premtes ishte 1902, gjashtë më shumë sesa ishte raportuar një ditë më parë.

Por sipa BAG, nuk është raportuar asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Një total prej 364.321 testesh janë kryer në shkallë vendi dhe 10% kanë rezultuar pozitivë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Irani: Nuk ka gjasa për luftë ushtarake

Lideri i Iranit, Ali Hamaney, tha se sipas llogaritjeve politike nuk ka gjasa për luftë ushtarake. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Hamaney...

Meta kërkon nxitjen e turizmit me Kalabrinë

Presidenti Ilir Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio. Presidenti Meta vuri në...

Zgjidhja e largët për krizën në Kosovë!

Si këto ditë 20 vjet më parë, në Rambouillet të Francës filloi konferenca ndërkombëtare e paqes për konfliktin që zgjaste disa dekada midis Serbisë...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...