Zvarritet zbatimi i plotë i kodit telefonik të Kosovës!

Ekspertë të Telekomunikacionit kërkojnë përgjegjësi nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), nëse shtyhet përsëri afati për zbatimin e plotë të kodit telefonik kosovar +383. Por, zyrtarë të ARKEP thonë se zbatimi i plotë i kodit nuk varet nga ta, por nga operatorët.

Operatorët e telefonisë mobile, Telekomi i Kosovës si dhe IPKO, tashmë kanë deponuar tek Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare kërkesat për shtyrjen e serishme të afatit për zbatimin e plotë të kodit +383.

Zëdhënësja e IPKO-së, Edona Zogu, ka deklaruar për Radio Kosovën se mbyllja e kodit të vjetër +386 mund të ndodhë lehtë më 1 nëntor.

“Por çështja e vetme vazhdon të mbetet me operatorët e vendeve të ndryshme të botës, të cilët ende nuk e kanë hapur rangun ose nuk i kanë bërë ndryshimet në rrjetet e tyre për njohjen e kodit +383 dhe si rrjedhojë, thirrjet hyrëse në Kosovë që bëhen në +383 mund të mos ndodhin për shkak se këta operatorë nuk i kanë bërë ende ndryshimet në rrjetet e tyre teknike”, tha Zogu.

E Arsim Bilalli, zëdhënës në Telekomin e Kosovës, tha për Radio Kosovën, se implementimi nuk varet vetëm nga resurset teknike të Telekomit, por edhe nga asistenca teknike e partnerëve ndërkombëtarë.

“Tash për tash është e pamundur të parashikohet përmbushja e afatit të caktuar kohor nga ana e ARKEP”, tha Bilalli.

Kurse eksperti i Telekomunikacionit, ish drejtori i parë i PTK-së pas luftës, Agron Dida, duke mos dashur të paragjykonte se sa qëndrojnë arsyetimet e operatorëve, e bën përgjegjës Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Prandaj ai kërkon dorëheqjen e bordit të Autoritetit, nëse shtyhet përsëri afati.

“Nëse nuk e kryen Rregullatori detyrën,atëherë duhet së pari kryetari i Rregullatorit të largohet edhe bordi, sepse bordi nuk po vepron. Bordi duhet të zëvendësohet me njerëz të kualifikuar dhe njerëz të dedikuar, të sinqertë dhe të drejtë që mendojnë për interesin e qytetarëve. Ata që s’kanë vepruar duhet menjëherë të ndërrohen, dhe kjo është detyrë e Kuvendit për të marrë masa urgjente për t’i zëvendësuar ata”, thotë Dida.

Por, kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thotë për Radio Kosovën se zbatimi i plotë i Kodit nuk varet nga bordi.

“Kam respekt për z. Dida por implementimi i kodit nuk varet nga bordi i ARKEP-it. Ky është proces që varet nga operatorët, për shkak se teknikisht procesin e menaxhojnë operatorët dhe ata duhet të bëjnë ndryshimet në centralet e tyre për të zbatuar kodin. Prandaj, në aspektin rregullativ dhe formal, ne edhe si institucion edhe si shtet i kemi nxjerrë të gjitha dokumentet e nevojshme dhe i kemi hapur rrugë për zbatim të kodit +383 nga të gjithë operatorët dhe largim të kodeve aktuale”, ka thënë Gashi.

Duke mos paragjykuar vendimin e gjithë anëtarëve të Bordit, Gashi shtoi se nëse shihet se moszbatimi ka ardhur si rezultat i neglizhencës eventuale të operatorëve, mund të ndërmerren masa të dënimeve me mjete financiare të përcaktuara me nenet e Ligjit të komunikimeve elektronike./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Mesazh nga Lu: Demokracia bashkon amerikanë e shqiptarë

E ndajnë vetëm pak ditë nga largimi nga vendi ynë dhe Donald Lu ka zhvilluar shumë prej takimeve më liderët kryesorë të politikës për...

Bërnabiq flet për vizitën e kongresistit Engel, ja si e komenton

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq thotë se është tejet e rëndësishme që kongresisti amerikan Eliot Engel ishte në Beograd. Ka theksuar atë që ka folur me...

Britani, burg përjetë për sulmuesin e muslimanëve

Personi i cili me automjetin e tij shtypi turmën e besimtarëve pranë xhamisë në Londër, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetra të...

Së fundi

Manastirliu tek ‘Shefqet Ndroqi’: Nisin përgatitjet për ta kthyer në COVID2

Teksa shifrat e të prekurve me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në vendin tonë, në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u...

Maqedoni: 123 persona të shëruar dhe 88 raste të reja me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 973 teste, ndërsa janë regjistruar 88 raste të reja me COVID-19. Sipas qyteteve:...

Mosrespektimi i masave, dënimi deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë

Policia e Kosovës nga dita e martë do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e...