Zv/ministri i FSK-së Ramadani, po qëndron për vizitë zyrtare në Letoni

Zv/ministri Ramadani, i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë, Rrahman Rama,është pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën Ekselence të NATO-s për Komunikim Strategjik.

Ramadani tha se me Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins kanë diskutuar për procesin e transicionit të FSK-së dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Ky është postim i tij i plotë:

Sot në Riga të Letonisë jemi pritur nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins, në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Albert Sarkanis, drejtor i Departamentit Europian, si dhe kemi qëndruar në Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik.

Në takim me Shefin e Mbrojtjes së Letonisë, Gjenerallejtënant Leonids Kalnins, kemi diskutuar për procesin e transicionit të FSK-së dhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis Kosovës dhe Letonisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Albert Sarkanis, drejtor i Departamentit Europian, kemi diskutuar mbi procesin e transicionit të FSK-së dhe planet e Kosovës për kontributin në sigurinë rajonale dhe globale.

Vizituam, po ashtu, Qendrën Ekselente të NATO-s për Komunikim Strategjik, në të cilën u diskutua për angazhimet e NATO-s në përballjen me kërcënimet hibride dhe luftën informative të Rusisë.

Nesër na presin takime tjera për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në siguri dhe mbrojtje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi